Berat/Në ekspozitën “Edward Lear”

U çel dje në mjediset e Galerisë së Artit “Edwrd Lear” në Berat ekspozita e 20 me pjesëmarrës artistë nga gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova. Në këtë përvjetor ishte i pranishëm dhe kreu i Bashkise së Beratit Petrit Sinaj. Gjatë fjalës së tij, Sinaj falënderoi artistët pjesëmarrës në këtë edicion të veçantë dhe iu uroi artistëve sa më shumë përvjetorë të tillë.

Ne mirëpresim çdo artist beratas dhe jashtë Beratit për të promovuar talentin e vetë, shpirtin e tyre krijues. Fakti që edicionet vazhdojnë gjithnjë e më bukur, me shumë në pjesëmarrje tregon vlerën e vërtetë që kanë këta artistë. Në këtë edicion ishin pjesëmarrës 44 artistë të cilët kishin sjellë punime të gjinive të ndryshme. E veçantë e këtij edicioni ishte dhe pjesëmarrja e shumtë e qytetarëve të cilët ndoqën këtë ekspozite.

SHKARKO APP