Bëri nënën për spital, kapet ish-i dënuari për trafik droge

Policia e Delvinës ka arrestuar në flagrancë një shtetas i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në mënyrë të përsëritur.

Ne pranga ra shtetasi Artan Bahoja, 46 vjeç, banues në Delvinë.

Policia e arrestoi në banesë në lagjen “Sinan Ballaci” Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases B.B., 63 vjeçe, duke i shkaktuar fraktura në trup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se dhuna fizike e ushtruar ndaj të dëmtuarës (nënës), ka qenë e përsëritur disa herë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, bëjmë me dije se Artan Bahoja, ka qenë dënuar në shtetin grek me 20 vite burg, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?