Berisha: Bardhi i mirëpritur të votohet si kreu i Grupit Parlamentar

Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se Gazment Bardhi është i mirëpritur për t’u votuar si kryetar i Grupit Parlamentar.

Gazment Bardhi është i mirëpritur që të votohet për kryetar grupi parlamentar të PD-së. Ai ka një numër deputetësh të PD-së që e mbështesin, dhe ata janë të mirëpritur. E kam theksuar, jemi të hapur për negociata dhe propozime. Kemi qenë dhe jemi. Ky qëndrim nuk është i tanishëm, por që kur ata respektojnë primaret. Berisha nuk do ndalojë kurrë as Gazment Bardhin dhe asnjë tjetër që të marrë pjesë në garat e hapur në PD”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha tregoi dhe mënyrën sesi do të zgjidhet kreu i Grupit Parlamentar.

Gazment Bardhi kryeson një grup deputetësh, është realitet. Ky grup deputetësh, bashkë me deputetë të tjerë do kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e grupit të bashkuar parlamentar, i cili mund të jetë pa asnjë lloj hezitimi Gazment Bardhi apo cilido që do votojnë deputetët. Kjo është e tëra”, deklaroi ai.

 

SHKARKO APP