Berisha e akuzon për lidhje me Rusinë, Gjiknuri ftohet në Kongresin amerikan
Sekretari i Përgjithshëm i PS, deputeti Damian Gjiknuri, ndodhet për një vizitë zyrtare në Washington ku është takuar me një mik të vjetër siç e cilëson ai, të tij dhe të Shqipërisë, kongresmenin Robert Adelholt.
Ndërkohë që Berisha e akuzon për lidhje me Rusinë, Gjiknuri ftohet nga Kongresi Amerikan për një vizitë zyrtare. Ndërkohë Gjiknuri vazhdon vizitën në Uashington.
Postimi i plotë:
🇺🇸🤝🏻🇦🇱Washington – Me një mik të vjetër timin dhe të Shqipërisë, kongresmenin Robert Adelholt teksa ndodhem në Kongresin amerikan i ftuar për të folur në forumin me temë “Si të kundërbalancojmë agresionin rus në Ukrainë dhe influencën malinje të Kinës në Europë”. Në forum marrin pjesë Kryeministra, Ministra, deputetë dhe lider të vendeve të Ballkanit Perëndimor.