Berisha: Gruaja e Tahirit po prish provat, rri nga 5 orë te zyra në Gardë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar bashkëshorten e Saimir Tahirit, se po prish provat për hetimin e nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Nga foltorja e Kuvendit, berisha tha se gruaja e Tahirit është parë të shkojë disa herë në zyrën e Tahirit në Gardë.
“Shikoni sa prova ka prishur Tahiri gjatë kësaj periudhe, a nuk po vrapon e shoqja nga 5 orë në Gardë? Zonja Tahiri nuk duhet ta bënte kurrë atë veprim se, zonja Tahiri duhet ta dijë mirë se cdo hap i saj vetëm shumëfishon dyshimin për prishjen e provave. Po kur të vjen nga Zoti, kësaj nuk ke ç’i bën. Prandaj ka një javë që ai kreu juaj ia mbath. Mirë me italianin ja gjetën se s’kishte asgjë dosja, por 850 mijë euro dhe dy patentat e jahtit si do ja bëjnë. A mund të më thuash pse nuk e çel gojën Saimiri, por Edi Rama pse nuk flet për të”, tha Berisha.

