Berisha: Kam video erotike të mazhorancës (Pamjet)

Kreu i PD-së, Sali Berisha flet për video dhe mesazhe erotike të mazhorancës, duke nënkuptuar se flitet për emra të njohur nga PS.

“Përsa i përket zonjës! Zonjë do të ju them një gjë unë ty; ty të duket se të pëlqejnë ato që thotë Rama, por unë ato nuk i them kurrë. Unë jam soj tjetër, edukatë tjetër, kështu që nuk kam si ta kuptoj unë reagimin tënd, përveç një dëshire që të dëgjosh nga goja ime ato që thotë kryetari yt edhe në këtë sallë parlamenti. Por ato nuk do t’i plotësoj ndonjëherë”, tha Berisha. Me pas Berisha tha në parlament se kujt deputete i djeg se kam video orgjie me ish-zyrtarin e lartë të FBI.

Disa ditë më parë, Berisha u shpreh se ka video të cilat nuk do t’i bëjë publike ku ministrat shihen në klube të Tiranë politikane te PS në prezencë të ish-agjentit të FBI-së, McGonigal në seancë orgjie…

SHKARKO APP