Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK nëse merr pushtetin: Duhet të shuhet me çdo kusht!

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK pasi u paraqit për zbatimin e masës, Sali Berisha deklaroi se nëse do të vijë në pushtet, këtë institucion do ta shkrijë.
“Absolutisht ky institucion nuk do të ekzistojë, një institucion që është jashtë çdo kontrolli është institucion për t’u shuar me çdo kusht.
Ky institucion nuk mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Në momentin që kontrollon telefonat e gjykatësve specialë ke krijuar atë drejtësi që as Enveri dhe Hilteri se kanë pasur. Si mund t’i japësh prokurorit kontrollin e gjykatësve tek i cili çon dosjen, merr fund që këtu”, tha ai.