Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berisha: Shqipëria duhet të shqyrtojë votimin e detyrueshëm

Aktualitet E shtunë, 18 Prill 2026 06:50
Berisha: Shqipëria duhet të shqyrtojë votimin e detyrueshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike zgjati rreth dy orë. Në fjalimin e tij Berisha u ndal te situata ekonomike në Shqipëri dhe kërkoi votim me detyrim.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Molotovë drejt godinës së qeverisë, ujë dhe gaz lotsjellës nga policia, përplasje fizike, të lënduar dhe arrestime. Protesta e shtatë e opozitës në Tiranë nuk ndryshoi shumë nga tubimet e mëparshme, megjithëse riktheu podiumin dhe fjalimet politike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e paraqiti forcën që drejton si “shpresën e vetme” të vendit.

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 6 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 7 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 7 orësh

Për rreth dy orë zgjati protesta e thirrur nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në fjalimin e tij, Berisha u ndal te situata ekonomike në vend.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Çmimet e naftës janë ndër më të lartat në botë. Rrogat dhe pensionet më të ulëta janë në vendin tonë” – tha Berisha para demokratëve.

Berisha: Klimë frike dhe presioni

Kreu i opozitës theksoi se pakënaqësia qytetare ekziston, por sipas tij ajo frenohet nga klima e frikës. Ai akuzoi Kryeministrin Edi Rama se përdor presion administrativ dhe politik ndaj qytetarëve.

“Duke i kërcënuar me vendin e punës, duke i kërcënuar me bizneset, duke i kërcënuar me kafshatën e bukës” – tha Berisha, teksa shtoi se vetëm Partia Demokratike nuk i nënshtrohet kësaj frike.

Berisha propozon votimin me detyrim në Shqipëri

Në fjalimin e tij, Berisha u ndal edhe te zgjedhjet në Hungari, duke i paraqitur si shembull të pjesëmarrjes së lartë në votime. Sipas tij Kuvendi i Shqipërisë duhet të shqyrtojë dhe miratojë një ligj për votimin me detyrim.

“Një mësim që ne shqiptarët mund ta nxjerrim nga zgjedhjet në Hungari është pjesëmarrja masive në votime, mbi 80% e qytetarëve hungarezë. Kjo është arsyeja përse unë kam insistuar ligjin për votimin me detyrim, ligj të cilin e kanë një seri vendesh demokratike, sepse vetëm një pjesëmarrje e detyruar në zgjedhje në Shqipëri do të mund të çlironte qytetarët nga frika dhe të kishim rezultatet që duhen” – tha Berisha.

“Por në Shqipëri një pjesëmarrje e tillë është e ndaluar nga kërcënimet” – shtoi lideri demokrat, ndërsa akuzoi Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për presion ndaj votuesve.

Të lënduar protestues dhe efektivë policie

Mbarimi i fjalimit të Berishës u pasua nga një breshëri molotovësh në drejtim të godinës qeveritare. Kundërpërgjigja e forcave të policisë ishte e menjëhershme, përmes ujit dhe gazit lotsjellës.

Nga përplasjet e mbrëmjes mbetën të lënduar disa protestues, mes tyre deputetë dhe aktivistë, si edhe një efektiv policie. Të lënduarit u dërguan për trajtim në Spitalin e Traumës.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë, ku do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të samitit “Në mbrojtje të demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë me ftesë të homologut spanjoll, Pedro Sánchez

Rashela Shehu (DW)

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 11 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 9 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 10 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 11 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.