“Beteja e së enjtes”. Edi Rama përballë Artur Zhejit
Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur studion opozitare te Zhejit, për debatin e nesërm tradicional të ditës së Enjte. Zheji, ish-miku i dikurshëm i Ramës sot është ndër publicistët më kritik ndaj qeverisjes së tij.
Intervista e së enjtes pritet të jetë jo vetëm një përballje me pyetje dhe përgjigje, por edhe një “betejë” mes ish-miqve që aq gjëra që dikur i bashkonin sot duket se i ndajnë.
Ndërkohë stafi i Artur Zhejit ka publikuar temat kryesore të bisedës së nesërme mes tij dhe kryeministrit. Por si ndodh gjithmonë, gazetari ndoshta ka rezervuar edhe mjaft pyetje surprizë…
Ja disa nga temat që 360grade.al, ka mundur të mësojë në lidhje me debatin e ditës së Enjte, që do të zhvillohet në Ora News:
A është kryeministri Rama sot në ditët e veta më të mira?
Cilat jane dilemat e tij, tani qe e ka krejtesisht vetëm, atë që ai mbiquante në Fushatën e Qershorit të kaluar, si Timonin e qeverisjes?
Marreveshja politike Rama-Basha e 17 majit të kaluar, është nje marreveshje e ndërprerë apo vazhdon në mënyrë të nëndheshme? Cilat mund te jene pikat e fshehta të kësaj marrëveshjeje dhe a do të shfaqen përsëri shenja afrimi ndermjet kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike?
A është e qetë apo realisht e trazuar, klima brenda Partise socialiste dhe, a e ka Rama, nën kontroll Partinë më të madhe në vend?
Marreveshja më e re me Greqinë, perse mbahet pothuajse e fshehte ajo?
A do të ketë në pranveren qe vjen ndryshime te rendesishme ne Shqiperi, ashtu sikunder thote Opozita dhe shume analiste opozitare me Ramën dhe qeverinë e tij?
Për këto dhe shumë pikëpyetje të tjera, ndiqni kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në studion e Emisionit 360 grade, të Artur Zhejit.

