Bie nga pallati 25-vjeçari, në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Korça, ku një i ri është rrëzuar nga një pallat. Sipas të dhënave të para mësohet se bëhet fjalë për një djalë rreth moshës 25-vjecare, që ka renë nga pallati.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës dhe i riu është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Nuk ka ende të dhena të tjera rreth ngjarjes dhe nëse ka rënë aksidentalisht apo jo.

Priten detaje nga policia për ngjarjen, gjendjen e të riut dhe shkakun.

SHKARKO APP