Bie numri i viktimave në Itali, më i ulti që prej 19 marsit

Për herë të parë pas datës 11 mars Italia njeh ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi. Në bilancin e publikuar sot nga Mbrojtja Civile numri i viktimave, gjatë 24 orëve të fundit, është 431 viktima, 188 më pak se dje.
Numri i viktimave në total ka shkuar në 19899, ndërsa të shëruar kemi 34211. Gjithashtu është ulur edhe numri i personave që janë në terapi intensive duke shkuar në 3343, pra 38 më pak se dje.
Italia ka vendosur që bllokimi i bizneseve të zgjasë deri më datën 3 maj. Ndërkohë edhe në zonën me të goditur, Lombardi rreth 7 mijë fabrika dhe kantiere vazhdojnë punën dhe nuk e kanë ndërprerë edhe në pikun e epidemisë.
Ndërkohë në rang global numri i viktimave ka arritur sot në total, 112 255. Persona të infektuar janë 1.8 milionë. Nga këta vetëm 4 përqind, në gjithë botën, janë në gjendje kritike ose rreth 50 mijë.

Vendi më i prekur nga pandemia është SHBA. Ky shtet numëron 21 435 viktima dhe 537 mijë të infektuar.
Në Britani numri i viktimave ka arritur në 10 612, ndërsa numri i të prekurve 84 mijë.
Në Spanjë numri i viktimave ka arritur në 16 972, ndërsa numri i të prekurve 166 mijë.

SHKARKO APP