Bie shkëmbi dhe zë tre veta të një familje

Policia ka konfirmuar se tre viktima kanë mbetur nga ngjarja në Lezhë, ku një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali, duke zënë poshtë një makinë.

Detaje tragjike vijnë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Torovicë të Lezhës pasditen e së shtunës. 3 persona humbën jetën teksa udhëtonin me një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV dhe një masiv shkëmbor ra mbi të duke shtypur gjysmën e tij. Policia thotë se i ka identifikuar 3 viktimat që ndodheshin brenda në mjet. Dy nga viktimat janë një 31-vjeçar me iniciale E.Z., vëllai i tij dhe një vajzë 21-vjeçe me iniciale A.Gj. bashkëshortja e njërit prej vëllezërve. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të nxjerrë edhe viktimën e tretë që ende ndodhet nën hekurishte për shkak të dëmtimit të madh të makinës.

“Në rrugën Torovicë – Malecaj në Lezhë , një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali duke rënë mbi një mjet tip fuoristradë Land Rover me targë AA 322 CV.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këto momente, janë identifikuar 3 viktima të cilët ndodheshin brenda në mjet pasi gjysma e mjetit është e shtypur dhe mbuluar nga masivi shkëmbor. Shërbimet policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, zjarrfikëset dhe ambulancën ndodhen në vendngjarje për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?