Bilanc i frikshëm në Itali, 345 të vdekur në 24 orët e fundit. Në Bergamo s’ka më vende në spital

Në Itali vijon të rritet në mënyrë të frikshme numri i viktimave nga koronavirusi. Autoritetet e mbrojtjes civile kanë publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare ditën e sotme kanë humbur jetën 345  persona. Numri total i viktimave në Itali është 2503. Ndërkohë numri total i të infektuarve ka arritur në 31 506 persona. Të shëruar nga koronavirusi janë 2941.

Kreu i emergjencës Angelo Borrelli tha se Lombardia dhe Bergamo janë dy zonat më të goditura nga virusi. Ai deklaroi se në Bergamo mungojnë vendet e lira për shtrime në spitale për rastet më serioze. “Nuk ka më vende për ndjekjen në terapi intensive”, tha Borreli.

Ndërkohë Italia ka kërkuar ndihmën e Kinës për aparate respiratorë dhe maska. Ministri i Shëndetësisë deklaroi se nga Kina janë në mbërritje 1.5 milionë maska për mjekët dhe 100 aparate respiratorë. Gjermania gjithashtu ka treguar gatishmëri për të ndihmuar Italinë me pajise mjekësore.

Situata në Itali nuk po njeh përmirësim. Ndërkohë në alarm mbetet e gjithë Europa dhe SHBA.

Lexo edhe…

4 raste të reja me COVID-19, arrin në 55 numri i të infektuarëve

Disa të dhëna për situatën e koronavirusit në vendet kryesore e Shqipëri

Studimi: Për secilin rast të konfirmuar, janë 5-10 raste të pazbuluar

Mbretëria e Bashkuar mund të qëndrojë 18 muaj në karantinë

SHIFRAT/9 ditët e para të koronavirusit, Itali vs. Shqipëri

Veliaj: Shtyhet deri në qershor afati për detyrimet e bizneseve

SHKARKO APP