Bilanc lufte në Itali, 812 viktima në 24 orë. Në gjithë botën 36 mijë viktima

Italia vijon të jetë vendi me më shumë viktima nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 812 viktima. Numri total i viktimave që nga nisja e epidemisë në Itali ka arritur në 11 591.

Mbi 30 mijë të infektuar ndodhen në terapi intensive. Më shumë se 101 mijë persona, që nga nisja e epidemisë janë testuar pozitiv. Numri total i personave të shëruar janë 14 620.

27 mijë pacientë janë në spitale, nga këta rreth 3500 në terapi intensive.

Ekspertët Italianë thonë se shifra më pozitive e 24 orëve të fundit është numri i personave të shëruar. Gjatë këtyre orëve janë shëruar 1590 persona.

Gjithashtu ka një rënie të numri të personave të prekur. 1648 është numri i personave që kanë dalë pozitiv gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që dje numri ishte 3815.

Në gjithë botën numri i të prekurve ka arritur në 752,288, viktima janë 36 207, ndërsa të shëruar 158 mijë.

Shteti me më shumë persona të prekur është SHBA. 145 443 është numri i qytetarëve të infektuar, ndërsa viktima janë 2613.

Pas Italisë dhe SHBA, Spanja është vendi i tretë për numrin e të infektuarve, 85 195. Në këtë shtet ka 7340 viktima.

SHKARKO APP