Biznesmeni holandez humbi për 5 ditë: Më rrëmbyen shqiptarët!

Një biznesmen në Amsterdam të Holandës u zhduk që prej ditës së shtunë, ndërsa u rishfaq të mërkurën.

Biznesi Dick Peschar tha se ishte rrëmbyer nga kriminelët shqiptarë. Sipas gazetës holandeze “Telegraaf”, ai është parë në qetësinë e tij në hotelin “Hilton” në Amsterdam gjatë javës së shkuar.

Biznesmeni Peschar është i përfshirë në një rast të komplikuar mashtrimi. Natën e shtunë, ai u pa në një kafene në Amsterdam, por më vonë humbi gjurmët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina e tij tip Mercedes u gjet në një kanal. Megjithëse policia nisi hetimet, nuk ra në gjurmët e biznesmenit, derisa ai u rishfaq të mërkurën pa dëmtime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha për mediat vendase se ishte marrë peng  nga kriminelët shqiptarë dhe se ishte liruar pasi e kishin marrë vesh se policia ishte në kërkim të tij.

Ai tha se arsyeja e rrëmbimit ishte për shkak se shqiptarët mendonin se ai ishte i përfshirë në një sulm të fundit të biznesmenit Ben Wevers.

Ai tha për revistën e biznesit “Quote”: Ata nuk janë njerëz për të cilët duhet të flasësh. Ata vijnë nga Shqipëria dhe nuk e di nëse ju keni pasur ndonjëherë të bëni me ta. Kjo nuk është e këndshme”.

Megjithatë, një punonjës sigurie i tha gazetën “Telegraf”, se e kishte parë biznesmenin të martën në një hotel. Avokati i biznesmenit refuzoi të përgjigjej, ndërsa policia konfirmoi vetëm se biznesmeni është mirë.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?