Blendi Fevziu: Çfarë pritet të ndodhë në zgjedhjet e 14 majit, kush fiton

Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një analizë të shkurtër për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 14 maj.

I ftuar në Euronews Albania, Fevziu tha se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk pritet të kenë ndonjë histori. Kjo sipas tij, pasi PD nuk do të arrijë të bëjë dot surpriza.

Fevziu tha se përçarja e PD-së dhe braktisja e institucioneve në vitin 2019, janë ngjarje ndikimet e të cilës PD do t’i vuajë dhe në dekadën e ardhshme.

Në 14 maj është shumë e vështirë të mendosh se do të ketë ndryshime të mëdha. Vendimi që PD ka marrë në 2019-ën me largimin nga parlamenti, si dhe braktisja e zgjedhjeve lokale, do të dojë minimumi një dekadë që të rikuperohet.

Kishte bashki që e majta s’do t’i fitonte kurrë dhe sot është e vështirë t’ua marrësh kandidatëve të majtë.

Ju e dini që në Shqipëri kryetarët e bashkive rrinë me mandate të gjata dhe ndaj u ndryshua ligji dhe u kufizua që të kenë të drejtë të qëndrojnë vetëm 3 mandate. Kjo ndodh dhe në botë dhe sot është shumë e vështirë t’i marrësh këto bashki. Situata e përçarjes në PD nuk e favorizon rezultatin pozitiv të saj në zgjedhje. Për të fituar zgjedhjet e 2025-ës, PD-së nuk i mjafton bashkimi i saj, apo koalicionet, por duhet të hapet ndaj çdo elementi për t’u rikthyer në pushtet”, tha Fevziu.

SHKARKO APP