Blendi Fevziu publikon videon: në një avion, afër njëri-tjetrit, Sali Berisha dhe Edi Rama
Nga Blendi Fevziu-
Ka rreth 2 muaj që shumë vetë më nisin një material filmik ku shfaqet Berisha e Rama dhe shumë të tjerë duke ma komentuar si një filmim sekret. Që t’ju përgjigjem të gjithëve, ky material është transmetuar në emisionin Opinion me 26 Janar 2006. Atë ditë, protokolli shqiptar theu një masë të rëndësishme sigurie. Presidenti Alfred Moisiu, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, kreu i opozitës dhe Kryetari i Bashkisë Tirane Edi Rama, Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, Kryetarët e Grupeve parlamentare PD e PS, Bamir Topi e Pandeli Majko dhe shumë deputetë e ministra udhëtuan më të njëjtin avion nga Tirana në Prishtinë e kthim për të marrë pjesë në varrimin e Presidentit te Kosovës, Ibrahim Rugova. Materiali është me zërin origjinal, transmetuar në Opinion.