Bllokimi në Kakavijë, MEPJ: Rinis lëvizja në pikat kufitare me Greqinë

Ministria e Jashtme njofton se ka filluar lëvizja në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Ka qenë vetë përfaqësuesi Glevin Dervishi nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës, që njoftoi arritjen e një zgjidhjeje provizore.

“Jam këtu me kolegët e Ministrisë së Brendshme dhe me konsullin tonë në Janinë. Dëshirojmë të informojmë dy gjëra. Jemi përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, ministri Bushati së bashku me ministren Kumbaro, që nga momenti që ju ka takuar juve këtu, kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke, e konkretisht me ministrin e Jashtëm Kotzias dhe atë të Brendshëm. Ju konfirmojmë edhe nga burimet tona se është një problem sistemi në të gjitha anët ku Greqia ka hyrje-dalje me zonat jo ‘Schengen’, pra edhe me Maqedoninë dhe Turqinë. Megjithatë kemi arritur të gjejmë një zgjidhje provizore. Që nga ky moment ka filluar lëvizja. Ju mund të vazhdoni në pikën e kalimit kufitar, do të mbahen shënim pasaportat tuaja, do të regjistrohen e më pas kur sistemi të fillojë me kapacitet të plotë, ato do të regjistrohen. Kjo është një zgjidhje teknike gjatë kësaj periudhe, derisa të marrë një zgjidhje përfundimtare”, është shprehur Glevin Dervishi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?