Bllokohet puna në doganën e Kapshticës, orari ku s’do lejohen të kalojnë këmbësorët e makinat
Policia shqiptare është njoftuar nga pala greke se sonte më datë 29 tetor 2017 duke filluar nga ora 02:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës do të ndërpritet puna plotësisht dhe nuk do të mund të kalojnë as mjetet dhe as këmbësorët.
Sipas autoriteteve greke, kjo ndërprerje do të bëhet për shkak të disa rregullimeve që do të kryhen në linjën e internetit.
Ndërprerja e punës pritet të bëhet për afro 3 orë dhe me rregullimin e punimeve dhe vendosjen në funksion të sistemit pala greke pritet të rinisë sërish aktivitetin.

