“BMW X5”-a përfundon në kanal pranë Ujit të Ftohtë, vdes 17 vjeçari

Një 17 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor që ndodhi rreth orës 23:50 minuta të natës së shkuar në zonën e Vlorës.

Policia lokale sqaron se një automjet tip BMV X6, ka dalë nga rruga në aksin rrugor Uji i Ftohtë-Skelë, duke përfunduar në një kanal.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi Kristi Panajoti, pasagjer në automjet, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Petro Bejo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, shtetasi P.B., 21 vjeç, banues në Vlorë, bashkë me një pasagjer, të cilët u dërguan menjëherë në Spitalin e Vlorës, por rreth orës 00:05, Spitali ka konfirmuar humbjen e jetës së pasagjerit. Policia ka identifikuar viktimën me gjeneralitetet K.P., 17 vjeç, banues në Vlorë”, sqaron policia në komunikatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

15204102_10209541950659330_1044975489_o15205826_10209541950539327_1501028853_o15227937_10209541950339322_1234114252_n

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?