Boçi: Krimi në Elbasan sot u trimërua, grabitet biznesmeni që ishte rrahur nga miqtë e Ramës

“Ngjarja e mëngjezit të sotëm, grabitja e biznesmenit Ylli Salla, dëshmon se krimi në Elbasan është trimëruar e është bë më i fortë se kurrë dhe jo rastësisht,” ka deklaruar sot deputeti demokrat Luçiano Boçi në rrjetet sociale. Duke e lidhur ngjarjen me mbrojtjen publike dhe politike që Kryeministri i bëri sot ish-ministrit të tij të Brendshëm, Boçi zbulon disa detaje për ngjarjen.

“Krimit në Elbasan nuk i vihet kapak floriri duke drejtuar gishtin tek prokuroria apo gjykata, por duke i mbyllur portat atij. As duke nxjerrë në rrugë të madhe ato që përballlen përditë dhe rrezikojnë. Mbrojtja publike që i bën Kryeministri simboleve të krimit të organizuar dhe sulmet publike të tij ndaj drejtësisë, e frymëzojnë.

Goditet personi që pak kohë më parë u godit fizikisht nga miqtë e Edi Ramës, të cilët administrojnë fabrikën e peshkut, ndotësen më të madhe të Labinot Fushës e është në proces gjyqësor me ta. Po policia “e re”?! Rri e vështron dhe i shkel syrin krimit se Ylli është “i skeduar”. I skeduar si i djathtë!
Kjo është lufta e vërtetë që ben ky shtet e kjo qeverisje. Luftë ndaj biznesit e njerëzve të thjeshtë ndërsa krimin e ka partner në “beteja”.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?