Bomba “Charles McGonigal” në Kongresin Amerikan. Si ra në dorë të rusëve dhe shqiptarëve ish-zyrtari i lartë i FBI?

Çështja “McGonigal” nuk mbyllet lehtë. Shteti amerikan mbetet i shqetësuar se si ish-shefi i kundërzbulimit të FBI është infiltruar nga Rusia si shërbëtor, por edhe të shqiptarëve si i blerë me para.

Hetimet po vazhdojnë dhe nuk dihet se deri ku do të shkojë steka e emrave që pritet të dalin nga ky hetim dhe gjyq.

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal.

Në kërkesë përfshihet informacion në lidhje me punën e tij apo veprime të ndërmarra që vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, duke përfshirë, por jo duke u ndalur vetëm tek historiku i punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to.

Të gjitha dokumentet dhe komunikimet referuar ose të lidhura me veprime të marra ose të planifikuara të merren për të vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Lutemi që informacioni të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 16 shkurt”.- shkruhet në letrën e Kongresit Amerikan.

Mësohet nga burimet nga Uashingtoni se pas përgjigjes së drejtorit të FBI, zotit Wray, Kongresi do të ngrejë një Komision Hetimor se deri ku kanë arritur rusët në informacione prej ish-zyrtarit të lartë të FBI.

Po kështu në rast se Kongresi vendos për këtë komision hetimor, atëhere nuk përjashtohen të thërriten edhe nga Shqipëria për të dëshmuar në Kongres.

SHKARKO APP