Braktiset fshati, në 10 vite largimi i popullsisë shkon në…

Zonat rurale, brenda pak vitesh do të jenë një grumbull i ndërtesave të rrënuara. Migrimi i Shqiptarëve nga zona më pak të banuara tek ato urbane, përgjatë 10-vjeçarit të fundit popullsia në fshat është zvogëluar me rreth 20%.

Sipas statistikave të vitit 2016, shqiptarët që jetojnë në fshat përbëjnë 42% të popullsisë totale.  Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në rajon pas Malit të Zi për përqindjen më të ulët të popullsisë rurale. Në Maqedoni ky raport është 43 për qind, ndërsa në Serbi 44 për qind. Më shumë se gjysma e popullsisë në Bosnje Hercegovine, 60 për qind, jeton në zonat rurale.

Në të dhënat që publikon revista “Monitor” thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende bujqësore, por që kohët e fundit po përballen me fenomenin e migrimit, nga fshati në qytet, por edhe në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore. Në këtë të fundit Shqipëria mban vendin rekord të emigrimit të popullsisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër faktorët kryesorë për pakësimin e popullsisë rurale është edhe urbanizimi, proces i cili ka të bëjë me transferimin e popullsisë nga fshati në qytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tjetër shqetësim, përpos largimit të popullsisë rurale nga fshati është se në përgjithësi popullsia e larguar nga zonat rurale është e re në moshë, ndërsa në fshatra kanë mbetur pleqtë, duke ndikuar drejtpërdrejtë në produktivitetin e këtyre zonave.

“Eksodi rural” sipas teorive moderne është argumentuar me industrializimin e bujqësisë, ku për të njëjtin sasi të prodhuar kërkohen më pak njerëz. Por tjetër arsye e “eksodit rural” është edhe mungesa e shërbimeve si ndërmarrjet afariste apo shkollat, të cilat çojnë në shpërnguljen e tyre në kërkim të shërbimeve të munguara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?