Britani, banda shqiptare e 4 mln paund kokainë burgoset me 25 vite burg
Një bandë shqiptare e drogës që dërgoi miliona paund kokainë në qytetet britanike është dënuar me 25 vite burg gjithsej.
Shqiptarët e dënuar janë shtetasit Nuri Muçmataj, Bekim Halilaj, Fitim Halilaj dhe Tamas Hela, të cilët sipas mediave britanike kanë trafikuar rreth 4 milionë paund kokainë të klasit A për konsumatorët në Southampton.
Ekipi i krimeve të rënda në Hampshire hetoi për rreth 9 muaj bandën, duke vëzhguar anëtarët e saj midis shtatorit 2016 dhe prillit 2017.
Grupi u kapën më në fund kur oficerët bastisën një furgon Astra në Southampton i cili përmbante kokainë me vlerë të rrugës prej 140,000 funtash, si dhe 30,000 funta në para të gatshme më 21 prill.
Në furgon u zbuluan një seri vendesh të fshehta për drogën dhe paratë ndërsa në të ishin Hela dhe Fitim Halilaj.
Policia pastaj kreu bastisje të mëtejshme në Carrington House, në Westwood Road, Portswood. Këtu gjetën Bekim Halilajn dhe 10.000 paundë kokainë.
Një kërkim i fundit në rrugën Ted Bates, Bargate u gjet Mucmataj.
Në disa raste, cilësia e kokainës së importuar ishte në masën e 91 për qind e pastër.
Muçmataj ishte që ka transportuar në shumë raste drogën, ndërsa Bekim Haliaj kishte shtëpinë në Carrington e cila ishte në mënyrë efektive qendra për përgatitjen e drogës”.
Dënimet:
Muçmataj, 26-vjeç, dënohet me 8 vite e 6 muaj burg
Bekim Halilaj, 21 vjeç, dënohet me 7 vite e tetë muaj burgim.
Fitim Halilaj, 27 vjeç, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burgim.
Hela, 24 vjeç, dënohet me 4 vite e 6 muaj burgim.
Bekim Halilaj
Fitim Halilaj
Tamas Hela
Nuri Mucmataj
/Ora News

