Burg për ndërtimin e avllisë që i prishi shiu: Më kërkojnë lekë..
Shirat e rrëmbyeshëm të rënë disa më parë, kanë dëmtuar muret rrethuese të një banese në zonën e Bregut të Lumit, në Njësinë Administrative nr. 11.
Sinan Ceku, djali i kësaj familjeje është drejtuar drejt Njësisë Administrative për të marrë leje, për riparimin e këtyre dëmeve të shkaktuara nga shiu.
Pas marrjes së lejes nisi nga punimet, por menjëherë kanë mbërritur forcat e INUK dhe ato policore, të cilët ndërprenë punimet dhe kanë arrestuar djalin 24 vjeçar të kësaj familjeje, i cili prej tre ditësh ndodhej i burgosur në Rajonin nr.3.

