Burri që hodhi gruan nga dritarja: Tentoi të mbahej te parmakët

52-vjeçari Ferdinand Ruko, që të shtunën hodhi gruan nga kati i katërt, do të vazhdojë të qëndrojë në qeli. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në senacën e zhvilluar me dyer të mbyllura ai nuk pranoi të flasë. Televizioni Klan ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së tij përpara hetuesve në Fier. Ai është shprehur i penduar për veprimin që kishte kryer, për faktin se tashmë dy fëmijët e tyre do të mbeteshin jetimë.

“Shkova në shtëpi dhe Liljana nuk më pranoi. Nisëm grindeshim, i futa duart në fyt dhe e shtrëngova fort. I thashë: Mbylle gojën se kjo gojë e shkatërroi shtëpinë dhe familjen. Më goditi në fytyrë dhe më tha: Kriminel, gjakpirës”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më pas, Ruko u ka rrëfyer hetuesve si kishte hedhur gruan nga dritarja e tualetit të shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“I vendosa duart e Liljanës poshtë sqetullave dhe e tërhoqa drejt tualetit. E ngtria me shpinë dhe e vendosa në parmaku i dritares. Liljana reagonte duke tentuar që të mbahej në anët e dritares, por unë shtyva atë duke e hedhur përjashta. Jam i penduar, pasi tani kam dy fëmijë jetimë”, shtoi ai.

Më pas Ruko, ka pohuar se pasi kishte kryer krimin kishte njoftuar policinë, si dhe kishte telefonuar të vëllain duke i thënë se çfarë kishte bërë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?