Burri shkel urdhrin e mbrojtjes, i nxin jetën ish-gruas dhe e kërcënon, arrestohet (Emri)

Një 35-vjeçar në kryeqytet është arrestuar pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ka kërcënuar ish-bashkëshorten.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.3, pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan shtetasin: – Jetmir Sina, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij, u krye pasi ky shtetas ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe e ka përndjekur në ambientet e punës, në rrugë si dhe e ka kërcënuar, duke i krijuar pasiguri dhe frikë ish-bashkëshortes, shtetases O.D., 26 vjeçe, banuese në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu refruan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Përndjekja” dhe “Pengime për ekzekutimin e Vendimeve të Gjykatës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?