Bursat online, 10 platforma denoncohen në polici

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka identifikuar 10 platforma të palicencuara në Shqipëri, të njohura si bursa online, për të cilat ka bërë denoncim në polici. Deklarata u bë nga Erda Cani, drejtore e Departamentit të Zhvillimeve Strategjike në AMF, gjatë emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, ku u diskutua mbi rrezikun e piramidave financiare.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kompetencat e tij, ka pikërisht licencimin e operatorëve ndërmjetësues, që mund të shfaqen në format e platformave. Janë agjentë që ndihmojnë për ndërmjetësim dhe funksionojnë për llogari dhe në emër të një brokeri (agjenti) që mund të jetë i licencuar në Shqipëri. Këto janë të licencuar kryesisht jashtë territorit të Shqipërisë”, u shpreh Cani. Ajo theksoi se, kriteret e licencimit janë të përcaktuara me ligj.

“Nëse qytetarët planifikojnë të ndërmarrin investim duhet të konsultohen me çdo rast me faqen zyrtare të AMF për të parë nëse subjekti është i licencuar. Por fakti se është i regjistruar në QKB nuk do të thotë që automatikisht ky subjekt është i licencuar për të kryer veprimtari në fushën e investimeve të titujve apo instrumenteve të tjerë financiarë. Kemi ndërmarrë një proçedurë shkëmbimi informacioni në mënyrë që regjistrimi i tyre të mos bëhet pa një konsultim me AMF apo BSH”, tha zyrtarja e AMF-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?