Bushati dhe Kotzias: Paketa me Greqinë do të kthehet në histori suksesi

Edhe pse nuk është më në krye të diplomacisë shqiptare, ish-Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bashkë me ish-ministrin grek, Kotzias, kanë marrë pjesë në konferencën shkencore të organizuar nga Ministria e Jashtme Greke dhe Universiteti i Pireut, ku shpjeguan edhe rrugëtimin e negociatave mes dy vendeve.

“Së bashku me Nikos Kotzias dhe me ekipet tona ne vendosëm që të angazhohemi për të zgjidhur çështjet dypaleshe të paketës dhe unë besoj që diplomatet tanë dhe Kryeministrat do ta perfundojnë këtë proces. Unë shpresoj që paketa me Greqinë do të kthehet në një histori tjetër suksesi në rajonin tonë”, nënvizoi ai.

Ndërsa ish-Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias u shpreh se “Vijuam për të zgjidhur probleme prej dekadash me Shqipërinë. Disa duket se nuk dëshirojnë përfundimin zyrtar të gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e II Botërore. Por ne kemi ndërmarrë hapa seriozë në bashkëpunimin tonë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?