Buxheti për Shëndetësinë/ Manastirliu: Dyfishojmë investimet dhe rrisim bonusin për mjekët

Në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2018 parashikohet një dyfishim i investimeve në Shëndetësi rreth 3 miliard lekë bashkë me investimet e huaja. Këtë fakt e ka bërë me dije vetë ministrja, Ogerta Manastirliu dje në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.

Sipas saj, “Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2018 parashikohet të jetë 73 miliard e 80 milion lekë ose 4.43% i Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

I ndarë, në dy fushat e aktivitetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për Shëndetësinë do të financohen 49 miliard e 294 milion lekë ose 2.98% të PBB, ndërsa për Mbrojtjen Sociale do të financohen 23 miliard 785 milion e 750 mije lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për vitin 2018 Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale parashikon të zbatojë edhe disa politika më të shënjestruara për shpërblimin e punës së mjekëve sidomos në ato zona ku kemi mungesë mjekësh. Për motivimin e dërgimit të mjekëve në këto zona Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, do të paguajë paga dhe bonuse motivuese, 200,000 deri 250,000 lekë në muaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja theksoi se pritet të ketë rritje pagash, duke filluar nga korriku 2018. Përfitues i rritjes deri 5% do të jenë rreth 18 mijë mjekë dhe infermierë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?