Bylykbashi: Strategjia brilante e Ramës: mbjellje masive kanabisi për t’i ulur çmimin

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka ironizuar përpjekjet e qeverisë për të frenuar kultivimin e kanabisit në vend.

Në një koment në faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”, Bylykbashi shkruan se ende nuk eshte zgjidhur problemi i tonelatave drejt Italise.

“Po, Rama ka bërë progres dhe po e shkatërron kultivimin e drogës në 2017 me metoda kapitaliste të tregut te lire! E shkaterroi duke lejuar mbjelljen masive nga 2014-2016, me qellim qe oferta e stermadhe te ule cmimin e tregut nen kosto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Strategji brilante dhe e zgjuar apo jo? Paska lejuar mbjelljen masive te kanabisit qellimisht qe t’i ulë çmimin nga 1800 euro/kg ne 2015 në 50-70 euro/kg‎ në 2017! Sigurisht qe nuk ka idiot që mbjell me humbje kur tunelet e e vjetra të ushtrisë jane plot me mijëra tonelata të korrura që ne 2016. Ato 60 mije rrenjet e 2017 jane sa per te ruajtur inflacionin. Por sukses eshte edhe ky apo jo? ‎Kush thote te kunderten eshte kazan! ‎

Swiss Digital Mobile Reklama

F‎undja kur e ben zullumin mullar dhe heq vete publikisht nja dy lopata, si nuk qenkerka sukses?! Nuk eshte zgjidhur ende problemi i trafikimit me tonelata drejt Italise, por do e sajojne ndonje‎ progres tjeter qe do verboje serish dynjanë!”- shkruan deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?