Çako: Luftë pa kompromis organizatave kriminale
Forca e ligjit do të veprojë brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili garantoi luftë pa kompromis ndaj organizatave kriminale.
“Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë. Që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale” – u shpreh Çako.
I pyetur në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqje, Çako tha:
“Nuk kam koment fatkeqësisht, sepse opozita atë punë ka”

