Çako-Motta: Guardia Di Finanza ka monitoruar pa limit kohor
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako theksoi se Guardia di Finanza ka monitoruar 24 orë pa limit territorin e Shqipërisë.
Deklaratat e tij u bënë gjatë takimit që pati me Kryeprokurorin e Leçes, Itali, Cataldo Motta.
Çako: Monitorimi nga ajri i Guardia Di Finanza pa limit kohor e në të gjithë territorin e vendit, dhjetëra operacione antitrafik të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Policinë italiane tregojnë qartë për një bashkëpunim serioz e të besueshëm, duke arritur rezultate shumë të mira në këto drejtime.
Në fjalën e tij Prokurori Motta evidentoi se “falë këtij bashkëpunimi mjaft të suksesshëm jemi sot këtu”.
Ai vlerësoi dhe falënderoi Policinë e Shtetit për angazhimin dhe seriozitetin e treguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërkoi që ky bashkëpunim të thellohet akoma më tej.
Nga ana e tij drejtori i Çako e siguroi Kryeprokurorin e Leçes se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim, në drejtim të hetimit dhe vënies para përgjegjësisë ligjore të grupeve kriminale që veprojnë në të dy vendet tona.

