Çako: T’i kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët
“T’i kthejmë kufijtë tanë në barriera të pakalueshme për kriminelët dhe në vija të padukshme për qytetarët tanë”. Kështu theksoi drejtori i Përgjthshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako në fjalën e tij në forumin e Romës.
Në një tavolinë të rrumbullakët u trajtuan çështjet aktuale me të cilat përballen policitë e vendeve tona dhe që shqetësojnë sigurinë e publikut të tilla si: Terrorizmi, krimi i organizuar dhe migracioni i paligjshëm.
Të pranishëm ishin të gjithë drejtorët e Policive të Ballkanit Perëndimor, si dhe Drejtorët e organizatave dhe agjencive që mbështesin policitë evropiane si Europol, Interpol, SELEC, por edhe nga Bashkimi Evropian.

