Call Center-at, do ngrihet grup i përbashkët Shqipëri-Itali

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ndodhet në Romë ku është takuar me homologun e tij Paolo Gentiloni.

Në Facebook, Bushati shkruan se ka diskutuar me zyrtarin italian edhe për problematikën e ‘Call Centre’ ku u ra dakord për të ngritur një grup të përbashkët për evidentimit të rrugëve të zgjidhjes.

Ndërkohë, ministria e Jashtme informon: “Gjithashtu, në kuadër të mekanizmave dypalësh për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, dy Ministrat trajtuan dhe çështjen e dispozitave të reja ligjore mbi kompanitë italiane që operojnë në vendin tonë dhe në veçanti problematikën e kompanive “Call Center”. Ministrat ranë dakord që organet kompetente të punojnë intensivisht për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dyja palët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, gjatë bisedës dy homologët kanë diskutuar edhe për thellimin e raporteve dypalëshe ndërsa ministri Bushati ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshm të Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?