Cana shkelmon topin e fundit me Italinë, TKZ vijon bojkotin
Sonte në stadiumin e Shkodrës nuk do të jenë në mbështetje të kombëtares grupimi ”Tifozat Kuqezi”, duke vijuar bojkotin e nisur që nga ndeshja me Izraelin në Elbasan.
Tifozët janë të indinjuar për trajtimin që u bëri policia për ndeshjen me izraelitët, por edhe me FSHF. Pavarësisht thirrjeve nga lojtarët, ata i kanë qëndruar vendimit të tyre.
Grupimi nuk pranuar që të jenë në stadium edhe pse Lorik Cana do të shkelmojë topin për herë të fundit.
Kapiteni legjendar kuqezi ka zhvilluar 93 ndeshje me fanellën e Kombëtares, ndërsa vendosi që ceremoninë e lamtumirës nga futbolli ta japë në ndeshjen me Italinë.

