CDU/CSU: E papranueshme që nuk është hetuar blerja e votës

Në Bundestagun gjerman në Berlin u zhvillua dje një konferencë për perspektivën evropiane të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim përfaqësuesit e parlamentit gjerman kanë diskutuar mbi procesin e negociatave me Shqipërinë dhe ecurinë e reformave.

Hans-Joachim Falenski, këshilltar i grupit parlamentar CDU/CSU ka shprehur kritika të forta në emër të grupit që përfaqëson për mos’hetimin e krimit elektoral në Shqipëri. Falenskit tha në emër grupin parlamentar CDU/CSU se është e papranueshme që të mos hetohet vepra penale e votblerjes për të cilën është shprehur qartësisht Bundestagu. Ai tha se “dosja po hidhet si në patate e nxehtë nga zyrat e prokurorisë sa në Dibër e në Tiranë megjithëse përgjegjës për të është qartazi SPAK-u”.

Hans-Joachim Falenski, theksoi se deputetët e CDU po punojnë me kolegët e tyre holandezë që ata të mos vënë veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas tij, rezerva më e madhe e tyre ka të bëjë me aktivitetin në Holandë të narkotrafikantëve nga Shqipëria. “Ne sugjerojmë që kolegët holandezë të mos votojnë kundra negociatave por, sipas shembullit të Bundestagut, të vendosin po të duan një kusht të dhjetë apo të njëmbëdhjetë”, tha ai.

Në takimin e zhvilluar në Bundestagun gjerman, vendi ynë përfaqësohej nga këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi.
Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve, zonja Barbullushi është përballur me një moment pak të sikletshëm, kur një nga të pranishmit teksa shprehu shqetësim për emërimet në administratë, e pyeti nëse ajo do të emërohej zv/ministre e Jashtme nëse nuk ishte kushërirë e ish-ministrit të Jashtëm.

SHKARKO APP