Çështja ”Habilaj-Tahiri”/Prokuroria merr në mbrojtje dëshmitaren kyçe

PS-ja vendosi sot që të votojë kundër heqjes së imunitetit për deputetin dhe ish-ministrin Tahiri. Fakti që Tahiri do të ketë imunitet ndërsa do të hetohet ka bërë që prokuroria të ndërmarrë disa hapa të tjerë ligjorë, për të siguruar e mbrojtur provat dhe dëshmitarët e saj.

Pikërisht në mbrojtje të hetimit, prokuroria sot ka marrë në mbrojtje një oficere policie, e cila ka dëshmuar për trafikun e drogës që bënte ‘grupi Habilaj’ si dhe lidhet e tyre me Saimir Tahirin, në atë kohë ministër. Kjo ka qenë dëshmia e dorëzuar sot në Këshillin e Mandateve që i është dorëzuar deputetëve.

Pas këtij vendimi, deputetë socialistë të Këshillit të Mandateve janë shpërndarë nëpër studiot televizive për të mbrojtur vendimin e tyre dhe për të akuzuar prokurorinë se nuk kishte sjellë prova ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri./Syri.net/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?