Çështja “Tahiri”, Pollo: Kusht i padeklaruar i BE-së, nuk zgjidhet droga me…

Çështja “Tahiri” është një kush i padeklaruar i BE-së ndaj Shqipërisë. Kështu shprehet deputeti demokrat Genc Pollo, sipas të cilit fakti që sot nuk mbillet drogë si para një viti nuk është progres. Pollo thotë se opozita, majtas dhe djathtas, të gjithë ata që duan një Shqipëri pa drogë, duhet të bashkojnë zërat pasi nëse ndrërrohet një Tahir me një tjetër, gjërat do të shkojnë edhe më keq.

Për deputetin demokrat, Rama e shkarkoi Tahirin vetëm kur ia kërkuan ndërkombëtarët, megjithëse opozita kishte 3 vjet që paralajmëronte dhe denonconte situatën e krimit dhe drogës në vend.

“Në radhë të parë si qytetarë të Shqipërisë ne duhet të pyesim veten se çfarë është e mirë për vendin tonë”, për Fax news.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, përshtypja ime është që me trashjen e zullumit me lidhje e krimit me pushtetin si e tregoi Tahiri, është e rëndë, është më mirë që problemi të luftohet ashtu siç është, ne si opozitë, media, shoqëria civile t’i shohim e trajtojmë  problemet siç  janë , jo duke u përpjekur ti fshehim për të krijuar një imazh të mirë. Përndryshe krimi mund të kapë gjithë shtetin dhe ky vend bëhet i pajetueshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne bëmë shumë denoncime për Tahirin por Rama nuk e hoqi.

Mua më vjen keq për Tahirin se e kanë flakur pasi e përdorën, është shembëlltyra e kësaj qeverie, Tahiri nuk ka qenë i vetëm por kjo është ideja e krimit dhe ndëshkimit ntë ndëshkohet njëri që të marrin vesh dhe tjerët”, tha Pollo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?