Çfarë do deklarojë sot Kryeministri Edi Rama për Saimir Tahirin?

Edi Rama për herë të parë qëkur ka filluar “Komunikimin e Javës” çdo të dielë nuk ka munguar për të komunikuar me qytetarët. Por këtë të dielë ai nuk doli. Njoftoi vetëm se të hënën në ora 08.30 do flasë para mbledhjes së grupit parlamentar të PS. Nuk dihet saktësisht se pse e spostoi nga e diela pasdite në të hënën në mëngjez herët, por duhet të jetë çështja Tahiri. Kërkesa e prokurorisë së krimëve të rënda ka tronditur qetësinë e qeverisë, e jo vetëm të Tahirit. Fakti që kryeministri Rama nuk doli dot në “Komunikimin e Javës” tregon se nuk është aspak në formë. Jo nga shendeti, por nga halli politik që i ka shkaktuar Saimir Tahiri.

Por çfarë do u thotë kryeministri deputetëve që në pikë të mëngjezit? Që nuk do votojnë për kërkesën e prokurorisë së krimëve të rënda apo se Saimir Tahiri të shkojë pa asnjë imunitet në prokurori e në gjykatë dhe t’ua përplas në fytyrë atyre që po i bëjnë “gjyq politik”. Por të shkosh me pranga në duar në sallën e gjykatës duhet të jesh i sigurtë se nuk je përzier në asnjë aferë droge. Nëse nuk je i sigurtë më mirë mbrohu pas hijes së kryeministrit Rama.

Fakti që mbledhja e grupit parlamentar të PS zhvillohet për herë të parë në ora 08.30 si dhe, po për herë të parë, Edi Rama nuk del të dielën te “Komunikimet e Javës”, tregon se punët nuk janë aspak mirë në mazhorancë. Mbledhja do zhvillohet në selinë e PS për të dhënë idenë se nuk ka përçarje në selinë rozë pas skandalit që ka plasur në publik, por edhe për t’i lenë të kuptohet gjithësejcilit se nëse na akuzojnë se kemi blerë zgjedhjet me bandat e drogës, ato vota iu kanë bërë ju deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?