Çfarë ju tha policëve Orest Sota në momentin e arrestimit

Policia e Elbasanit nuk publikoi arrestimin e Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 800 mijë euro dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Edhe pse çështja u referua në Prokurori, blutë e Elbasanit u treguan të kujdesshme për të mos e raportuar këtë ngjarje për mediat. Por burime pranë policisë tregojnë për “MAPO” detaje nga arrestimi i 25-vjeçarit, djali i një biznesmeni të rëndësishëm në fushën e Ndërtimit.

Një patrullë policie i ka bërë shenjë për ndalim automjetit me të cilin udhëtonte 25-vejçari Orest Sota. Ai nuk ka ndaluar por ka vazhduar lëvizjen duke bërë që policia të vihet në ndjekje të tij. Pasi ka përshkruar disa rrugë të qytetit të Elbasanit, i riu ka hyrë bashkë me makinën në ambjentet e kompanisë “Kurum”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka shkuar menjëherë pas tij dhe ka kryer arrestimin në flagrancë të Sotës, ndërsa ka ushtruar kontroll në automjetin e tij. Vetë i ndaluari rezultonte i pa pajisur me leje drejtimi, ndërsa në makinë policia gjeti 800 mijë euro dhe 4 patenta të tjera, dy të ish-ministrit Tahiri dhe një e bashkëshortes së tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur për shumën e konsiderueshme të parave, Sota ka deklaruar se paratë ai do i dorëzonte pranë firmës Kurum për shlyerjen e një fature të mëparshme për blerje hekuri nga kjo kompani. Por policia ka marrë në pyetje drejtuesit e Kurum të cilët kanë deklaruar se në aktivitetin e tyre nuk kanë pranuar asnjëherë pagesa CASH nga klientët. Po ashtu, drejtuesit e kompanisë së hekurit i thanë policisë se nuk prisnin një klient të tillë, pasi nuk kishin patur asnjë komunikim të mëparshëm me të.

Pas këtij momenti 25-vjeçari është pyetur përse gjendeshin në makinën e tij dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm, por ai ka deklaruar se i kishte harruar shoferi i Saimir Tahirit me të cilin kishte miqësi. Pas arrestimit, i dyshuari nuk ka pranuar të jap më shpjegime për policinë. Ndërkohë mësohet se ditën e nesërme ai do të dalë përpara Gjykatës së Elbasanit për t’u njohur me masën e sigurisë që do të kërkojë prokuroria.

Gazeta “MAPO” 

Çpo ndodh me Tahirin? Gjenden 800 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?