Çfarë po ndodh me Tahirin? Lëvizjet e para nga PS-ja…
Lëvizjet e para vijnë nga Partia Socialiste, pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për autorizim për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit. Zyrtarisht ende nuk ka njoftim për mbledhjen e Komisionit të mandateve, por pritet që pasditja të sjellë lëvizje.
Kështu kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kanë mbërritur në Kryesinë e Kuendit.
Në njoftimin zyrtar të prokurorisë thuhet se aktualisht janë duke u kryer hetime për një grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha kanabisi. Por krahas heqjes së imunitetit Prokuroria kërkon nga Komisioni i Mandateve të Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestim, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal të banesës për ish ministrin e Brendshëm.

