Çfarë po ndodh tani te LSI. Shqipëria e të rinjve, jo e politikës së lidhur me krimin (VIDEO)
https://www.facebook.com/klevpojana/videos/1515058541906574/
Anëtari i kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana, përmes një video ju ka bërë thirrje të rinjëve që të bëhen pjesë e ndryshimit pasi Shqipëria nuk mund të jetë nlë duart e një grupi politik të lidhur me krimin. I pranishëm në takimin me të rinjtë e LRI-së, si dhe me pjesëmarrjen e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, Pojana thotë se LSI-ja e ka ngritur prej kohësh, blerjen e zgjedhjeve nga kjo kastë politikanësh.
Statusi
Shqipëria është e të rinjve! Sot në takimin e LRI me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Ky vend nuk mund të jetë peng i një personi apo një grupi politik të lidhur me krimin dhe bandat. Shqipëria po vuan pasoja të rënda pasi kryeministri i vëndit dhe ministrat e tij, të urdhëruar nga ky i fundit, janë të përfshirë në skandalin më të rëndë ku shteti ruan, mbron dhe ndihmon në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. LSI e ka ngritur prej kohësh këtë shqetësim, ka kërkuar prej muajsh që kjo situatë të gjej zgjidhje dhe e ka lajmëruar blerjen e zgjedhjeve nga kjo kastë politikanësht. Sot u konfirmua gjithcka edhe për më skeptikët, prandaj ne bëjmë thirrje për të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e ndryshimit. Shqipëria ka nevojë që ne të qëndrojmë këtu dhe të marrim në dorë fatet e vëndit për ta rikthyer atë në rrugën e integrimit europian.
https://www.facebook.com/klevpojana/videos/1515058541906574/

