Çifti mbi vinç, ish-e persekutuara tregon si po i persekutohen edhe 2 fëmijët nga skamja

Skamja, papunësia, varfëria ekstreme, pamundësia për të ushqyer, veshur e blerë libra për dy fëmijët e vegjël të tyre, këto janë arsyet që e kanë detyruar 45-vjeçaren Teuta Gjinollari dhe burrin e saj, Ferdinand Saraçin, të vendosin të sakrifikojnë jetën me shpresën se qeveria do t’i dëgjojë.

Ata kanë zbritur nga vinçi pas negociatave me zjarrfikësin, që u ngjit deri tek ata dhe bisedoi me ta e i bindi të zbrisnin.

Teuta tha se ata kërkojnë dëmshpërblimin që u takon sipas ligjit për të jetuar normalisht me fëmijët e tyre, që po vuajnë njësoj si ata. Një nga kërkesat e tyre ishte jo më kot, ardhja e ministres së Arsimit Lindita Nikolla në vendin ku kërcënonin të hidheshin, pasi ata kishin nevojë t’i arsumonin fëmijët e tyre, por që skamja ua privonte mundësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?