Cigaret në Shqipëri tani kushtojnë sa qimet e kokës

Këtë javë çmimet e cigareve janë u rritën me mesatarisht 15% për paketë. Ç’do të thotë kjo, përqindjet janë të vështira për t’u marrë vesh?

Epo, një paketë Marlboro kushton 10 lek më shtrenjtë, një Camel 40 lek më shtrenjtë. Slims Eva dhe Merit kushtojnë përkatësisht 20 dhe 40 lek më shumë. LM është rritur me 30 lek dhe më e bukura, Philip Morris kushton 70 lek më tepër!

Por pse? Ishim mirë. Flitet se kjo rritje në çmime po ndodh falë aksionit kundër informalitet dhe ndryshimit të akcizës për cigaret e luksit, purot dhe cigarillot. Po, vërtetë ndryshimi i akcizës nuk i prek cigaret e zakonshme, por kjo nuk i ndaloi shitësit e pakicës të rrisnin çmimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ose më thjeshtë, është fundvit. Çdo çmim rritet (ndoshta për të mos u ulur më kurrë).

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: Monitor

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?