Çlirimi i Tiranës, Braimllari: Sakrifica e tyre, udhërrëfyese e brezit tonë
Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, në kuadër 73-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, përmes një postimi në facebook, është shprehur se sakrifica e tyre duhet të jetë udhërrëfyese e brezit tonë. Më tej deputeti e cilëson si ditë nderimi për dëshmorët që sakrifikuan për Tiranën. ”Kjo është një ditë nderimi dhe respekti për sakrificat e popullit të Tiranës. Nderim të veçantë për ato të rinj dhe të reja që ranë dëshmorë për Çlirimin e Tiranës”,-shkruan ai.
Statusi i plotë
Sot është një ditë e madhe për Tiranën.
Sot nderojmë sakrificën dhe mundin e çdo të riu apo të reje, burri dhe gruaje, që dhanë jetën për Çlirimin e Tiranës. Është detyrë, të nderojmë dhe të ngrejmë lart vlerat më të mira e të gjithë atyre që luftuan për lirinë. Kjo është një ditë nderimi dhe respekti për sakrificat e popullit të Tiranës. Nderim të veçantë për ato të rinj dhe të reja që ranë dëshmorë për Çlirimin e Tiranës. Sakrifica e tyre duhet të jetë udhërrëfyese e brezit tonë dhe të gjithë shqiptarëve që të ruajmë për vendin rrugën e vlerave që aspiruan ata, vlerat e lirisë dhe dashurisë për Atdheun, për një Shqipëri Europiane.
https://www.facebook.com/endritbraimllari/photos/a.384542241738997.1073741849.164756353717588/730458013814083/?type=3&theater

