“Çmendet” moti, e premtja nis me dëborë

Prej pak ditësh janë reflektuar uljet e ndjeshme të temperaturave. Por situata do të ndryshojë sërish, pasi nesër parashikohen reshje lokale dëbore.

Sipas Meteoalb, paraditja dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë, kur pritet kthjellim i vijës bregdetare.

Ndërsa pasditja shtrin kthjellimet edhe në ultësirën perëndimore, por veriu dhe zonat lindore mbeten me vranësira të dendura, duke rrezikuar reshje të pakta, të izoluara shiu e dëbore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe mbrëmja dhe nata, vijon në të njëjtat kushte të motit. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por një rënie të lehtë sjell mesdita, kryesisht në veri dhe zonat lindore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?