“Çmendet” shoferi në Elbasan, përplas 5 makina me autobusin e agjencisë funerale (VIDEO)

Një shofer i dehur rreth një orë më parë në Elbasan ka shkaktuar një katastrofë. Sipas raportuesve të Jeta Osh Qef, ai drejtonte autobusin e një agjencie funerale dhe po transportonte të afërmit e një të ndjeri në varrim.

Siç duket, shoferi kishte pirë dhe ka humbur drejtimin e automjetit, duke u përplasur me 5 automjete të tjera.

Siç duket edhe në videon lart, mbërritur në redaksinë e JOQ, dëmi që ky shofer ka shkaktuar është goxha i madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht, sipas raportuesve nuk ka të lënduar në gjendje kritike, pasi disa prej të pranishmëve kanë marrë plagë të lehta.

Swiss Digital Mobile Reklama

{“videoid”: “1110086”, “sid”:”4″}

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?