“Çmenduri”, kapen 1.7 ton kanabis në Gjirokastër, katër në pranga (video)

Në sajë të një operacioni antidrogë zhvilluar nga blutë e Gjirokastrës janë vënë në pranga katër shtetas, e tre janë shpallur në kërkim për posedimin e 1772 kg kanabis sativa.

Në banesën e shtetasit Pëllumb Rona janë gjetur e sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale plot 65 kg kanabis sativa.  Si rezultat i operacioneve të zhvilluara u sekuestruan 1772 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, arrestohen 4 shtetas si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohet një armë zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

U arrestuan në flagrancë shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Besim Zika, 46 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

– Pëllumb Rona, 55 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

– Festim Rona, 65 vjeç, banues në fshatin Bylysh, Memaliaj.

– Çoban Kalemi, 52 vjeç, banues në fshatin Maricaj, Memaliaj.

U shpall në kërkim shtetasi G.G.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit Pëllumb Rona, u gjet një sasi prej 65 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e paketuar në thasë plastik.

Shtetasit Besim Zika, iu gjet rreth 17 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në banesën e shtetasit Çoban Kalemi, u gjetën 19 thasë me lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 160 kg, si dhe një armë zjarri automatik model 56 me 14 fishekë.

Në banesën e shtetasit G.G., në fshatin Maricaj, u gjetën 27 thasë me peshë totale 270 kg, ku vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kodra e Miricës”, në fshatin Miricë, Memaliaj u gjetën 42 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 1260 kg.

Vijon puna për kapjen e dy autorëve tashmë të identifikuar nga ana jonë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
https://www.facebook.com/punetebrendshme.gov.al/videos/1327117274005095/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?