Çmimi “Vangjush Gambeta”, Unioni i Gazetarëve shpall fituesin më 11 nëntor

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka njoftuar hapjen e konkursit të përvitshëm “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike, duke caktuar datën 11 nëntor si ditën e ndarjes së çmimeve.

Juria e Konkursit “Vangjush Gambeta”-2016 “u bën  thirrje të gjithë gazetarëve të interesuar për tu pjesëmarrë në të nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, ti paraqesin materialet pranë selisë së Unionit të Gazetarëve (selia e Institutit Shqiptar të Medias), ose nëpërmjet adresës elektronike unioniigazetareve@gmail.com. Brenda datës 08 nëntor 2016, Juria do të mblidhet për të shqyrtuar materialet, ndaj përsërisim thirrjen për të respektuar dorëzimin e tyre brenda kësaj date”.

SHPALLJE E KONKURSIT “VANGJUSH GAMBETA” 2016

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI ka shpallur konkursin për dhënien e çmimeve “Vangjush Gambeta 2016”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti nga gazetarë ekonomik nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Konkursi përfshin shkrimin më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar përkatësisht atë të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.

Gjatë kësaj veprimtarie do të ndahen edhe:

–  Dy çmime “Karriera”

–  Dy çmime “Raportimi më i mirë i vitit” 

 – Një çmim “Gazetari i vitit” 

Kopjet e materialeve për konkursin “Vangjush Gambeta”, duhet të depozitohen pranë Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (selia e Institutit Shqiptar të Medias), ose në adresën unioniigazetareve@gmail.com, brenda datës 5 nëntor 2016. Njoftimin zyrtar e keni me attachment. Shpallja e çmimeve do të bëhet në datën 11 Nëntor 2016 në ora 11.00 në ” Tirana International Hotel “

 

SHKARKO APP